Euro nuk ndalet, zbret nën 127 lekë. Ekspertët: Po vjen valutë nga turistët

560
Euro ka vijuar rënien edhe gjatë ditës së sotme, duke zbritur poshtë nivelit të 127 lekëve, për herë të parë që nga fillimi i shkurtit të vitit 2009.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 126.86 lekë, me një rënie prej 0.21 lekësh në raport me ditë e mëparshme. Kjo është e nënta ditë radhazi që euro humb pikë në tregun e brendshëm.
Në total, për periudhën janar-9 maj, euro ka rënë ose ka mbetur e pandryshuar përgjatë 63 ditëve, ndërsa është rritur vetëm për 23 ditë.
Euro është ndikuar dhe nga rënia e saj në tregjet ndërkombëtare, ku monedha e përbashkët ka zbritur në 1.18 dollarë, niveli m ëi ulët që nga janari.
Ekspertët pohojnë se arsyet në afatgjatë vijojnë të mbeten të njëjta, ku faktori kryesor mbetet oferta e lartë për valutë, që vjen nga burimet informale, turizmi, investimet, pagesat e tasave nga bizneset, ulja e depozitave në valutë (në shkurt-prill stoku i depozitave në valutë ka rënë me rreth 80 milionë euro, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë) etj. Në kahun tjetër, qarkullimi i parasë vendase mbetet i dobët.
Aktorët e tregut valutor, të kontaktuar nga Monitor pohuan se arsyeja që po ndikon ditët e fundit, përveç rënies së euro në bursa, lidhet dhe me gjallërimin e aktivitetit turizmit në vend, ku është konstatuar një shtim i fluksit të valutës nga turistët.
Ata parashikojnë se tendenca do të vijojë të jetë rënëse, sidomos afër datës së pagesave së Tatimit mbi vlerën e shtuar dhe TVSH-së. Edhe në afat më të gatë, deri në periudhën e verës, tradicionalisht valutat dobësohen ndaj monedhës vendase.
Në të kundërt të euros, dollari në tregun e brendshëm ka pasur tendencë rritëse, duke reflektuar dhe mbiçmimin e tij në bursa. Një dollar u kuotua sot me 106.96 lekë , duke iu larguar nivelit më të ulët të 5 viteve, që u arrit pak javë më parë. 
Sigal

kursi