Arrestohet princi miliarder, në gusht erdhi në Shqipëri, u takua me Ramën dhe Bushatin

610
Një valë arrestimesh, ku përfshihen zyrtarë të lartë, ka nisur në  Arabinë Saudite. Mes 11 princave të arrestuar
është edhe miliarderi Alwaleed bin Talal, i cili vetëm pak muaj më parë vizitoi Shqipërinë.Ai erdhi në Shqipëri në muajin gusht të këtij viti, ku u takua me kryeministri Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm,
Ditmir Bushati. I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder zbaroi në Durrës me jahtin e tij
super luksoz më 25 gusht.
NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse si nëpërmjet
Mbretërisë dhe qendrave të mëdha nanciare
në botë. Ai kontrollon rmën
e investimeve Kingdom Holding
dhe është një nga më të pasur në botë, që zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter
dhe shumë kompani të tjera të mirënjohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara
në të gjithë botën arabe.
Sigal