Merr flakë makina, shoferi në gjendje të rëndë. Ja çfarë thotë policia

533
Një automjet është përfshirë nga flakët në ‘Qafën e Buallit’ në Bulqizë,
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar shoferi i automjetit ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë pasi është djegur në 70% të trupit sipas mjekëve.
Dyshohet se personi i djegur është nga Kruja.
Policia ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme ku për pasoj ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Informacion paraprak
Rreth orës 21.00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip “Ford Foxus “, me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit dyshohet shtetasi Sh.Ç, i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Po punohet për identifikimin e saktë të drejtuesit të automjetit. Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të baterisë së automjetit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit


Sigal