Thethi u bë këtë fundjavë pikëtakimi i të rinjve në kuadër të YouthCamp 2026, një aktivitet që synon të krijojë hapësirë për diskutim, bashkëpunim dhe shkëmbim idesh mes të rinjve.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë nismë që mbledh idetë e të rinjve për t’u përkthyer në nisma konkrete për Shkodrën.
“YouthCamp 2026 në Theth, ku dy ditë takimesh mes një grupi të rinjsh bashkuan ide për t’i kthyer ato në nisma konkrete për Shkodrën”, u shpreh Rama.
Përgjatë dy ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi çështje që lidhen me të ardhmen e qytetit të Shkodrës, duke ndarë këndvështrimet dhe idetë e tyre për nisma konkrete që mund të sjellin ndryshime pozitive.
Aktiviteti u zhvillua mes natyrës së Thethit, duke ndërthurur diskutimet me eksperienca të përbashkëta dhe aktivitete jashtë mjediseve formale.
Në fokus ishte dëgjimi i zërit të të rinjve dhe nxitja e tyre për të qenë më aktivë në jetën e komunitetit, duke e parë energjinë dhe kreativitetin e tyre si një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Shkodrës.
Rama: Sfido veten, bëhu pjesë e Maratonës së Tiranës më 24-25 tetor
Më 24-25 tetor, rrugët e kryeqytetit do të kthehen në pistën më të madhe të vrapimit, me zhvillimin e edicionit të 10-të të Maratonës së Tiranës.Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ftoi qytetarët që të bëhen pjesë e eventit sportiv, duke i nxitur të sfidojnë veten dhe të mos e shtyjnë pjesëmarrjen për vitin e ardhshëm.“Mos e lër për vitin tjetër. Vish atletet. Sfido veten. Regjistrohu tani dhe bëhu pjesë e maratonës”, shprehet Rama.Maratona e Tiranës, një nga eventet më të mëdha sportive në kryeqytet, rikthehet këtë vit meedicionin e dhjetë.






















