Ka nisur seanca plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente me ministra të qeverisë, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve.
Dy interpelancat janë kërkuar nga deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Në interpelancë do të thirret ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili pritet t’u përgjigjet pyetjeve të opozitës për çështje që lidhen me dikasterin që drejton.
Përballë deputetëve të opozitës do të jetë edhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Interpelanca me të do të përqendrohet te problematikat që lidhen me arsimin.
Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është projektligji që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak të NATO-s “Forca Ndërkombëtare të Stabilitetit” në Gazë.





















