Kryeministri Rama në Itali për Forumin e Cernobbios. Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin prestigjioz ndërkombëtar Cernobbio, ku ishte i ftuar në panelin “Agjenda për Europën”, kushtuar rolit të Mesdheut dhe sfidave të reja europiane e globale nga këndvështrimi i Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama ndau perspektivën e Shqipërisë mbi të ardhmen e Europës, procesin e zgjerimit dhe nevojën për një qasje të re ndaj integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sigal

Kryeministri Rama u shpreh në mbështetje të një procesi të integrimit gradual, që do t’u mundësonte vendeve kandidate të bëhen pjesë e politikave, tregut dhe hapësirës europiane përpara anëtarësimit të plotë. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e një Europe më të bashkuar përballë sfidave të reja të sigurisë, ekonomisë dhe ndikimit të ekstremizmit, duke e cilësuar integrimin e Ballkanit Perëndimor si në interes të vetë Europës.