Vangjush Dako: Falënderim Federatës së Notit, kjo veprimtari i mungonte Durrësit

963
Nga Agron KAJA
KAMPIONATI MBARËKOMBËTAR/ U çel dje në Durrës i pari event me përmasa të tilla, morën pjesë rreth 300 notarë nga Shqipëria e Kosova, i pranishëm kryevashkiaku i Durrësit
Le të themi që në fillim të këtyre radhëve, se dje në pishinën 50 m të Durrësit, rreth 300 notarë nga Shqipëria dhe Kosova, i dhanë këtij ambienti notën maksimale. Jo vetëm ata që e ndoqën ditën e parë të Kampionatit Mbarëkombëtar të Notit në pishinën e Durrësit, por edhe ata që garuan dje në këtë pishinë, u ndjenë të vlerësuar për sportin që ata bëjnë. Dhe ky ishte eventi i parë zyrtar që Federata Shqiptare e Notit organizoi në këtë pishinë të hapur 50-metërshe, në të cilën, veç notarëve e trajnerëve të tyre, gjyqtarëve dhe qindra qytetarëve që kishin ardhur për ta ndjekur, ishte i pranishëm edhe Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, Presidenti i Federatës Kosovare të Notit, Ymer Rama, dhe i “zoti i shtëpisë”, Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku. Duke e quajtur këtë veprimtari, si një event që e obligon punën e FSHN-së për veprimtari me përmasa më të mëdha, pikërisht në këtë pishinë me përmasa Olimpike, Presidenti Çiraku, njëherësh falënderoi edhe Bashkinë e Durrësit për shpenzimet e kryera në restaurimin e këtij impianti. “Natyrisht që ne sot jemi të nderuar në këtë pishinë që kemi Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili ishte nisiatori i restaurimit të këtij impianti. Kjo infrastrukturë moderne, na obligon për ndryshime të tjera cilësore në veprimtaritë e radhës, të cilat po e bashkojnë cilësinë sportive në notin shqiptar”, ishte kjo deklarata përshëndetëse e Presidentit të FSHN-së, ndërkohë që kryebashkiaku Vangjush Dako, u ndje i lumtur për shpenzimin, në këtë ambient që sipas tij i kishte munguar Durrësit. “Është pak të them se, sot ndjehem i lumtur në këtë event, pasi shikoj se kjo pishinë i ka munguar qytetit të Durrësit. Natyrisht që falënderimet serioze shkojnë edhe për Federatën Shqiptare të Notit, për impenjimin e saj që noti të ecë në raport me kohën. Unë i uroj suksese të gjithë notarëve në këtë event, njëherësh garantoj se, në çdo situatë, noti do të ketë mbështetjen e Bashkisë së Durrësit”. Dhe më pas, ishin himnet kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilët i dhanë emocionet e para startit të Kampionatit Mbarëkombëtar të Notiti, njëherësh trokitën gumëzhimet e para në këtë pishinë. Zyrtarisht ishin të regjistruar 22 ekipe, 11 nga Shqipëria dhe 11 nga Kosova, të cilët u drejtuan nga 12 gjyqtarë shqiptarë dhe 10 kosovarë, ndërsa si zakonisht në eventet zyrtare të notit shqiptar, kryegjyqtar ishte ish-kampioni i notit Emin Lishi. Duke e mbyllur atmosferën e startit me zërin e komentatorit Bashkim Mërtiri, dje Kampionati Mbarëkombëtar i Notit i bashkoi në pishinë trevat shqipfolëse, me ditën e parë, ku u garua në 8 disiplina për femra e meshkuj.

Natyrisht që ne sot jemi të nderuar në këtë pishinë që kemi Kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili ishte nismëtari i restaurimit të këtij impianti. Kjo infrastrukturë moderne, na obligon për ndryshime të tjera cilësore në veprimtaritë e radhës, të cilat po e bashkojnë cilësinë sportive në notin shqiptar
Garat dhe fituesit
Dita e Parë/ 10 korrik 2017
400 m stil i lirë F/Kat. A
Diana Basho, Studenti, 4.49.56
400 m stil i lirë F/Kat. B
Arsinda Dervishi, Stela, 5.05.68
400 m stil i lirë M/Kat.A
Klaudio Meça,ALB, 4.11.09
400 m stil i lirë M/Kat.B
Frenc Bërdaku, Teuta, 4.12.71
50 m shpinë F/ Kat.A
Ledia Allaraj, Partizani, 34.57 
50 m shpinë F/ Kat.B
Ledia Allaraj, Partizani, 34.57
50 m shpinë M/Kat.A
Thoma Duni, Flamurtari, 30.28
50 m shpinë M/Kat.B
Thoma Duni, Flamurtari, 30.28
100 m delfin F/Kat.A
Nikol Merizaj, ALB, 1.01.71
100 m delfin F/Kat.B
Kaltra Meça, Stela, 1.28.93
Binald Mahmuti, Tirana 1.02.66
50 m bretkosëF/Kat. B
Alesia Daja, Stela, 40.26
50 bretkosëM/Kat.B
Kristo Petko, Tradita, 32.67
50 bretkosëF/Kat.A
Nikol Merizaj, Alb, 36.96
50 bretkosëM/Kat.A
Deni Baholli, Stela, 31.48
100 m delfin
F Nikol Merizaj, Alb, 1.09.71
M Binald Mahmuti, Tirana, 1.02.66
Sigal