Trukimet, Komisioni i Etikës merr në pyetje drejtuesit e Flamurtarit

473
Sigal

Sot në orën 14.00, në Federatën Shqiptare të Futbollit, është mbledhur Komisioni i Etikës, për të shqyrtuar dhe mbledhur informacion, në lidhje me ndeshjet e përfolura të javës së 19- të, të Kategorisë Superiore Flamurtari – Teuta dhe Vllaznia – Kukësi dhe Laçi – Partizani.

Në mbledhjen e fundit të këtij Komisioni është vendosur që në lidhje me këto ndeshje të thirreshin për t’u pyetur dëshmitarë. Sot, janë shqyrtuar materialet për takimin Flamurtari – Teuta dhe janë paraqitur përpara këtij komisioni, për të dhënë dëshmitë e tyre arbitri i ndeshjes Kridens Meta, zyrtarët e ndeshjes, Presidenti i Flamurtarit Sinan Indrizi dhe Drejtori Teknik Ardi Behari.


Ata janë pyetur nga ana e Komisionit të Etikës, dhe kanë dhënë spjegimet e tyre në lidhje më minutat e fundit të ndeshjes Flamurtari-Teuta. Komisioni vendosi, të mblidhet përsëri ditën e mërkurë më datë 4 shkurt ora 14.00, për shkak se volumi i materialeve që do të shqyrtohen ishte mjaft voluminoz dhe kërkon kohë për tu shqyrtuar. Ditën e mërkurë, do të thërriten edhe dëshmitarë të tjerë edhe për ndeshjen Vllaznia- Kukësi, Laçi – Partizani.