Presidenti Claudio Lotito konfirmon trajnerin e Lazios

512
Sigal

Lazio ka festuar triumfin në Kupën e Italisë pasditen e sotme në Formello, ku ka zhvilluar edhe një miqësore me ekipin amator Rocca di Papa, ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 10-0.

Mbi 3 mijë tifozë ishin të pranishëm në qendrën sportive të bardhekaltërve dhe morën pjesë edhe në festën e organizuar nga klubi, ndërsa u shpalos edhe një pankartë në mbështetje të trajnerit Inzaghi.

Ky i fundit është lakuar si kandidat për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin te Juventusi, por tifozët kanë kërkuar që të mbetet te Lazio, duke shkruar “Inzaghi përjetë”.

Në anë të fushës ishte edhe presidenti Claudio Lotito, i cili u pyet në lidhje me të ardhmen e trajnerit Simone Inzaghi dhe konfirmoi se do të qëndrojë akoma te skuadra e Lazios.