Përfundon supersfida e javës së 27 të superligës shqiptare

454
Ka përfunduar dhe pjesa e dytë e ndeshjes e Partizani – Skënderbeu. Gjatë gjithë kësaj pjese Partizani është përpjekur të mbrojë rezultatin e pjesës së parë dhe Skënderbeu ka qenë i gjithi në sulm, ku shumicën e kohës portieri i Skënderbeut Orges Shehi ka qenë spektator. Skënderbeu ka mundësi të shumta shënimi, por sulmuesi Belg, Ogunjimi dhe bomberi Shkodran Hamdi Salihi shpërdoruan raste të pastra. Në fundin e ndeshjes Skënderbeu harron mbrojtjen dhe Torrasa i Partizanit lëshon një predhë nga jashtë zone dhe trondit traversën e Skënderbeut . Me shiftat 1-0 mbaron ndeshja dhe Partizani arrin të mbajë kryesimin së bashku me Kukësin me pikë të barabarta. Ndërsa Skënderbeut i zbehen shumë shpresat për titullin e 7 radhazi pasi tashmë ndodhet 5 pikë larg kryesuesve .
Sigal