Partizani-Lushnja, një barazim i bardhë, Partizani mbetet i fundit pa shije goli

74
Nëse do të thonë se Partizani ishte i pafat, apo shtyllat i mohuan fitoren, ky mund të jetë një justifikim jo profesionist, për një skuadër të madhe si Partizani, që dje nuk arriti më shumë se 0-0 ndaj Lushnjes. Ka qenë një ndeshje e luftuar mirë nga skuadra e kuqe, ndërkohë që lushnjarët ditën të mbrohen mirë, ndoshta dhe ishin me fat. Sepse duke ju referuar kronikës së pjesës së parë, Lushnja nuk rrezikoi në asnjë rast, ndërsa Partizani në morinë e rasteve që krijoi, me pasaktësitë dhe gabimet në finalizim, tregoi se goli është pjesa më e munguar e tij. Edhe pjesa e dytë kishte këtë epërsi të Partizanit, me kulmin e dy goditje të shtyllave nga Sukaj dhe Atanda, për të thënë se ky është Partizani i katër javëve të para të Superiores.