Sigal

LIGA E KAMPIONËVE- Pas fitores së Ajaks dhe barazimit të Shaktar, janë luajtur edhe sfidat e tjera , të vlefshme për fazën  e grupeve të Champions League.

Sakaq, në ndeshjet e luajtura sot në mbrëmje, momenti, i cili nuk do të largohet lehtë nga mendjet e tifozëve ishte largimi i Ronaldos me karton të kuq, pasi goditi  kundërshtarin pa top, ndërsa më pas pati edhe konfrontime fizike.

Gjithsesi, skuadra e Juventus arriti të fitojë në ndeshjen e parë në këtë kompeticion me dopietën e Miralem Pjanic, i cili shënoi dy herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Ndërkohë, në Spanjë Reali ka bërë detyrën përballë një skuadra jo edhe aq të lehtë si Roma. Galaktikët arritën me golat e Iscos dhe Bale të gëzojnë tifozët në shtëpinë e tyre duke fituar 3-0.

Transferta ka qenë e lehtë për skuadrën e Manchester United, e cila arriti të mund modestët zviceranë si Yong Boys në shifrat e thella 0-3. Gjigandët gjermanë të Bayernit kanë fituar në Portugalisë ndaj skuadrës së Benficës në shifrat 0-2. Ndeshje për t’u harruar ishte ajo në ishull mes kampionëve të Anglisë  si Manchester City dhe skuadrës franceze të Lion. Miqtë arritën të marrin fitoren në tranfertën e vështirë, e cila në fakt nuk ishte pritur duke fituar 1-2.

Të gjitha rezultatet  e takimeve: