Ndeshja Spanjë – Shqipëri, De Biasi rikthen Agollin, Xhakën dhe Memushajn

424

Sigal


Gazeta Telegraf/



Përfaqësuesja shqiptare do të përballet nesër me Spanjën në një
takim mjaft të vështirë për vetë potencialin që ka kombëtarja iberike.

Në prag të sfidës ndaj
Spanjës, pritet që të kryhen disa ndryshime në formacionin e Shqipërisë, ku me
shumë mundësi do të rikthehen Agolli, Xhaka e Memushaj, ndërsa tek kombëtarja
iberike vendin e Albës do ta marrë Naço

 

Trajneri Gianni de Biasi pritet të kryejë disa ndryshime në
krahasim me Lihtenshteinin. Aliji do të ulet në stol me Agollin që do të
rimarrë pozicionin e tij në të majtë të mbrojtjes, sëbashku me shiritin e
kapitenit.


Po ashtu pritet që Memushaj të jetë i gatshëm dhe ta nisë nga
minuta e parë, gjithashtu me shumë gjasa do të rikthehet në formacion edhe
Taulant Xhaka.

Në majën e sulmit do të vendoset sërish Bekim Balaj, i cili ka
gjetur rrugën e rrjetës në 2 takimet e fundit zyrtare.

Pritet që skema taktike të jetë e përqëndruar tek forcat e shumta
në mesfushë, pra 4-3-2-1, kjo për të bllokuar sa më shumë yjet e kombëtares
spanjolle.


Në anën tjetër  Trajneri i “la rohas” Lopetegi, me Albën të
padisponueshëm mund t’ia besojë rolin e mbrojtësit të majtë Naços, kurse Buske
dhe Iniesta do të rreshtohen në qëndër të mesfushës, teksa në repartin ofensiv
ka shumë gjasa të luaj Alvaro Morata.

Kjo sfidë po përjetohet maksimalisht në vendin tone dhe të
dielën në mbrëmje stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë i tejmbushur për këtë
event.