Ndahet nga jeta ish-kapiteni i Partizanit dhe ish-futbollisti i kombëtares

703

 Një tjetër humbje në radhët e figurave të vjetra të sportit
shqiptar. Në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë ish-kapiteni i
Partizanit dhe ish-futbollisti i kombëtares, Safet Berisha.

Sigal

Klubi i Partizanit ka bërë një njoftim ngushëllues në faqen
zyrtare në Facebook ku thuhet se Berisha humbi jetën pasi kohët e fundit vuante
nga një sëmundje e rëndë. Ai po jetonte në shtetin fqinj të Italisë, në qytetin
e Arecos.

Njoftimi i plotë i Partizanit

 

“NGUSHELLIM

Klubi njofton me hidhërim të thellë se sot në orët e para
të mëngjesit është ndarë nga jeta në moshën 66-të vjeçare ish futbollisti i
njohur i viteve 1968-1983 Safet Berisha. Ish kapiteni legjendar i Partizanit
dhe antar i ekipit tonë përfaqësues, vuante së fundi nga një sëmundje e rëndë
në shtetin fqinj Itali në qytetin e Arecos .

Klubi i Futbollit Partizani i shpreh ngushëllimet më të
sinqerta familjes dhe të afërmve për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Safet Berisha i lindur në Durrës në 11 nëntor 1949 ka qenë një prej
qendërmbrojtësve emblemë të Partizanit dhe ekipit tonë Përfaqësues. Me fanelën
e Partizanit,Berisha koleksionoi 3 Tituj kampionë , 4 Kupa Republike, dhe
fitues i Kupës Ballkanike në vitin 1970. Berisha shënon edhe 21 prezenca në
radhët e ekipit tone Kombëtar . Në vitin1978 Safet Berisha është vlerësuar edhe
me Titullin“Mjeshtër i Merituar i Sportit”, si dhe në 70-të Vjetorin e
Themelimit të Klubit u dekorua me “Medaljen e Meritës”.”