Mauro Icardi jashtë Europa League, reagon e motra: Vdekje e lajmëruar, i gjori!

490
Sigal

Interi do të udhëtojë në Vjenë për t’u përballur me Rapidin në Europa League, por ujërat janë mjaft të trazuar te zikaltrit, tani që klubi vendosi, duke biseduar edhe me trajnerin Spaleti, se duhej marrë një masë urgjente për t’i dhënë fund “shantazhit” të Wanda Naras për rinovimin e Icardit.

Sulmuesit jo vetëm që i është hequr shiriti, por është lënë jashtë listës së grumbullimeve për sfidën në Austri, e vlefshme për 1/16-tat e Europa League. Mungon në listë edhe Skriniar, por mbrojtësi është lënë për të pushuar.

Nuk ka vonuar komenti i motrës së Icardit, Ivana, e cila vazhdon luftën me Wanda Naran. Ajo ka shkruar një mesazh në Twitter, duke e cilësuar “kronikë e një vdekje të parashkruar”.

“Vëllai im i shkretë, pse lejojnë këto gjëra… Këtu ekstravaganca nuk lejohet. Nëse do të kishte një person serioz pas krahëve që ta mbështeste dhe përkujdesej për të, e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur”.