Luis Hemilton dominon në Angli, rihapet kreu

Nga Agron KAJA

Formula 1/ Vazhdon “hegjemonia” e pilotëve të Mercedes, në pistën e Silverston fiton i “zoti shtëpisë”

Në Çmimin e Madh të Britanisë, piloti i Mercedes, Luis Hemilton, vazhdoi dominimin e tij, duke fituar garën në pistën e Silverston, e njëherësh duke e ngushtuar në 1 pikë diferencën që kishte nga kryesuesi i Botërorit, Sebastian Fetel të Ferrarit. Hemilton kryesoi që nga nisja e garës, deri në fundin e saj, duke prerë finishin 14 sekonda para Valteri Botas, ndërsa Kimi Raikonen që përfundoi i treti. Në fillim të garës, Raikonen arriti të rivalizonte me Hemilton vetëm në kthesën e parë, por më pas humbi ndjeshëm terren, sepse britaniku krijoi një avantazh të ndjeshëm. Ndërsa Fetel kishte probleme në nisje, duke humbur pozicionin e tij ndaj Verstapen. Çdo diferencë e krijuar mes makinave u anulua, pasi në pistë hyri makina e sigurisë, si rrjedhojë e një përplasje mes makinave Toro Roso të Kviat dhe Sainz. Pas rifillimit të garës, Hemilton u shkëput me lehtësi dhe pas ndërrimit të gomave, ishte i pakapshëm për këdo tjetër në pistë, aq më shumë nga Raikonen që ankohej vazhdimisht për probleme. Pas tyre, dueli Verstapen-Fetel u zgjidh vetëm me ndërrimin e gomave, duke i dhënë mundësinë pilotit të Ferrarit ta kalonte. Botas, i cili ishte nisur i 9-ti për shkak të një penaliteti për ndryshime në kutinë e marsheve, ishte i fundit që hyri në bokse, vetëm 18 xhiro para fundit, duke u kthyer në pistë i katërti dhe duke sulmuar për të siguruar një pozicion më të mirë. Ai arriti t’i merrte vendin e tretë me parakalim Fetelit, dhe më pas të dytin Raikonen, kur ky i fundit u desh të hynte në boks për të ndërruar një gomë të dalë jashtë funksioni.

Pas treshes së podiumit, vendi i katërt i shkoi Verstapen, pasi edhe Ferrari tjetër e Fetel pësoi një gomë të shpuar dhe u desh ta ndërronte kur mbeteshin dy xhiro. Pas tij u rendit Riçiardo, i cili ishte nisur i 19-ti, ndërsa Niko Hulkenberg përfundoi i gjashti. Fetel u desh të kënaqej vetëm me pikët e vendit të 7-të, ndërsa la pas në zonën e pikëve Okon, Perez dhe Masa. Për gjermanin, ky defekt i paparashikuar anuloi të gjithë avantazhin e ndjeshëm që kishte krijuar ndaj Hemilton, duke rihapur plotësisht garën për Botërorin e pilotëve. Gara e ishte fitorja e katërt sezonale për Hemilton, e katërta radhazi në pistën e Silverston, dhe e pesta në karrierën e tij në Formula 1 në garën e vendlindjes, në Angli.

Renditja në garën e Anglisë
Piloti Skuderia Xhiro Koha P
1. Luis Hemilton Mercedes 51 1:21:27.430 25
2. Valteri Botas Mercedes 51 +14.063s 18
3. Kimi Raikonen Ferrari 51 +36.570s 15
4. Maks Verstapen Red Bull 51 +52.125s 12
5. Daniel Riçardo Red Bull 51 +65.955s 10
6. Niko Hulkenberg Renault 51 +68.109s 8
7. Sebastian Vetel Ferrari 51 +93.989s 6
8. Esteban Okon Force India 50 +1 xhiro 4
9. Serxhio Perez Force India 50 +1 xhiro 2
10. Felipe Masa Uilliams 50 +1 xhiro 1

Renditja e përgjithshme e pilotëve
Piloti Skuderia P
1. Sebastian Vetel Ferrari 171
2. Luis Hemilton Mercedes 176
3. Valteri Botas Mercedes 154
4. Daniel Riçardo Red Bull 117
5. Kimi Raikonen Ferrari 98
6. Maks Verstapen Red Bull 57
7. Serxhio Perez Force India 52
8. Esteban Okon Force India 43
9. Karlos Sainz Toro Roso 29
10. Niko Hulkenberg Renault 26

Renditja e konstruktorëve
Nr.Skuderia P
1. Mercedes 330
2. Ferrari 275
3. Red Bull 174
4. Force India 95
5. Uilliams 41
6. Toro Roso 33
7. HAAS 29
8. Renault 26
9. Sauber 5
10. McLaren 2

Garat e vitit 2017
Gara Data Fitues Skuderia Xhiro Kohët
Australia 26.03.2017 S. Vetel Ferrari 57 1:24:11.672
Kinë 09.04.2017 L. Hamilton Mercedes 56 1:37:36.158
Bahrein 16.04.2017 S. Vetel Ferrari 57 1:33:53.374
Rusi 30.04.2017 V. Botas Mercedes 52 1:28:08.743
Spanjë 14.05.2017 L. Hamilton Mercedes 66 1:35:56.497 
Monako 28.05.2017 S. Vetel Ferrari 78 1:44:44.340 
Kanada 11.06.2017 L. Hemilton Mercedes 70 1:33:05.154 
Azerbajxhan 25.06.2017 D. Riçardo Red Bull 51 2:03:55.573 
Austri 09.07.2017 V. Botas Mercedes 71 1:21:48.523
Angli 16.07.2017 L. Hemilton Mercedes 51 1:21:27.430