Kualifikueset e botërorit “Rusi 2018”, Brazili ngec me Kolumbinë

671
Janë luajtur disa sfida interesante në kuadër të eliminatoreve te Boterorit Rusi 2018 në Amerikën e Jugut.

Brazili nuk ka shkuar me shume se një barazim 1-1 me vendasit e Kolumbisë.

“Selesao” arriti të kaloje në avantazh në minutat shtesë të pjesës së parë të lojës, falë një goli fantazistit të Uilliam.

Mesfushori me tipare sulmuese i Chelsit pasi mori nje asist nga Nejmar godet fluturimthi dhe “gjen” trekendeshin e portës që mbrohej nga portieri Ospina.

Në fraksionin e dytë të sfidës vendasit rikthehen më të motivuar. Radamel Falkao fiton një duel ajror me mbrojtesin Tiago Silva dhe barazon shifrat në 1 m1.

Pjesa tjetër e takimit nuk rezervoi supriza të tjera panvarësisht intesitetit të lartë të ndeshjes.

Argjentina tregoi dhe një herë tjetër në këto eleminatore së eshte një skuader me hoshilacione.

Dy here kampionet e botes nuk shkuan me shume se nje barazim, ku përballë kishin Venzuelen dukshëm më inferiore se “albicelestet”.

Pas një pjese të parë të vaket, neë minutën 50 vendasit befasohen.

Miqtë arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës falë një kundërsulmi perfekt me sulmuesin Morrillo.

Të besuarit e Sampaolit reagojne dhe pas shumë përpjekjeve Ikardi baraspeshon rezultatin.

Rezultat ky që nuk do të ndryshojë deri në fund të takimit.

Argjentina pas këtij takimi zhgenjues rrezikon për të mos qenë pjesë e botërorit që do të zhvillohet në Rusi pasi gjendet në vendin e 5, 1 pikë me shumë se Kili qe humbi në transfertën e vështire me Bolivinë me rezultatin 1 me 0.

Goli per vendasit u shënua në pjesën e dyte faleë një penalltie të shëndërruar në gol nga sulmuesi Murrillo.

Në takimin tjeter,Uruguai arriti të mari një fitore te vyer ne transferte me Paraguain fale nje autogoli te vendasve.

Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë, fillimisht shënoi Valverde , me një goditje të fuqishme nga distanca. 1-0 për Uruguaj.

Vetëm 4 minuta më pas, Uruguai do të shënoi serish i ndihmuar nga një autogol i mbrojtësit Gustavo Gomes.

Me pas vendasit në min 88 ngushtojne me Angel Romeron , por vetem kaq. Nuk ka histori me tej.

Situata është dramatike në këte kontinent. Brazili me 37 pike të grumbulluar ka siguruar nje bilete për në botëror. Ne vendin e dyte gjendet Uruguai me 1 pike me shume se Kolumbia e vendit te 3 ndjekur nga peruja qe nga ana e saj fitoi ne transferte me ekuadorin dhe ne vendin e 5 ndodhet argjentina e cila rrezilon te luaje ne play off per te siguruar nje bilet nhe boterorin e 2018.

Sakaq Kili e “kercenon” ndjeshem sepse ndodhe nje vend me poshte ne renditje me 1 pike me pak .
Sigal