Kërkohet nga Barcelona, Ajax jep përgjigje për Matthijs de Ligt

206

Barcelona ka vendosur të nënshkruajë me një mbrojtës qendre këtë janar, por një marrëveshje me mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt është ‘e pamundur’.

Radiostacioni katalanas “RAC1” njoftoi lajmin të hënën pasi Thomas Vermaelen do të mungojë për gjashtë javët e ardhshme për arsye dëmtimi dhe opsionet e teknikut të Barcelonës, Ernesto Valverde sa vijnë e pakësohen.

Vetëm katër mbrojtës janë në organikën aktuale të katalanasve, me Samuel Umtiti, Clement Lenglet dhe Gerard Pique që luftojnë për dy fanella titullari, ndërsa Jordi Alba në të majtë është alternativa e vetme e Valverde. Megjithatë drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmas, përjashtoi mundësinë e shitjes së de Light, duke theksuar “shansi i një lëvizjeje është zero për qind”.

Për të përforcuar prapavijën Barcelona ka hedhur sytë edhe nga dy mbrojtësit e Seria A, Milan Skriniar dhe Koulibaly, objektiva që janë shumë të vështirë për tu arritur.