Sigal

Kastrioti ka emëruar, ditën e sotme, trajnerin e ri që do të zërë vendin e Elvis Plorit. Stavri Nica është trajneri që do të marrë drejtimin e krutanëve për të synuar mbijetesën. Elvis Plori dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes ndaj Kukësit dhe drejtuesit e Kastriotit, duke parë pozitat në të cilat ndodhen janë vënë menjëherë në lëvizje.

Stavri Nica e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe ditën e nesërme, pritet të zyrtarizohet dhe të bëhet prezantimi para mediave.

Kastrioti momentalsiht mban e vendin e fundit në klasifikimin e Kategorisë Superiore, me 4 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje, dhe është një nga skuadrat më të kuotuara për të zbritur një kategori më poshtë në fundin e sezonit, ndaj trajnerin e ri Stavri Nicën e pret një detyrë tepër e vëshitrë.