Sigal

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se të martën do të bëjë publike detajet e hetimit për vrasjen e gazetarit saudit.

Organizata e të drejtave të njeriut “Amnesty International”, i bëri thirrje Arabisë Saudite të dorëzojë trupin e gazetarit Jamal Khashoggi, në mënyrë që të kryhet autopsia sa më parë. Raportet paraprake treguan se Khashoggi u vra më datë 2 tetor.

Arabia Saudite ka pranuar vdekjen e gazetarit dhe njoftoi se Princi i Kurorës, Mohammad bin Salman, do të udhëheqë hetimin 1-mujor.