Kapiten për herë të parë, Odise Roshi nuk surprizohet

587
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Kombëtares sonë, Kristian Panuçi, deklaroi se kapiten në ndeshjen me Norvegjinë do të jetë Odise Roshi, lojtari me më shumë ndeshje në Kombëtare. Roshi luan në Rusi me Ahmat Grozni, por që tashmë shpreson që të mësohet me shiritin në krah. “Unë nuk jam i surprizuar, dhe për mua është krenari të jem kapiten i ekipit kombëtar. Në skuadër është vënë një rregull, se kush ka më shumë ndeshje do të jetë kapiten. Për mua ka më shumë rëndësi ndeshja e nesërme (sot), dhe më bën të jem modest. Sa herë më është dhënë mundësia kam dhënë 110% në stërvitje dhe në ndeshje”, theksoi dje kapiteni i ri i Kombëtares, i cili për ndeshjen me Norvegjinë, kërkon që skuadra të japë gjithçka për fitore. “Norvegjia është ekip simpatik, ka lojtarë agresivë që sulmojnë. Atmosfera te ne është shumë e mirë dhe duhet të japim gjithcka për të fituar. Është përballje mes të barabartësh”.
Sigal