Januzaj grumbullohet për miqësoret e nëntorit

662
Adnan Januzaj është risia e trajnerit të kombëtares belge, Roberto Martinez.

Kosovari i cili ka zhvilluar vetëm dy takime zyrtare me kombëtaren, është grumbulluar nga tekniku për miqësoret ndaj Meksikës, më 10 nëntor, dhe Japonisë, më 14 nëntor, pas një mungesë të gjatë në kombëtare.

Martinez ka grumbulluar 27 lojtarë ku bie në sy prezenca e mbrojtësit të Anderlehtit, Dendoncker dhe e Kabasele, 26 vjeçarit që aktivizohet tek Watford.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Casteels, Courtois, Mignolet, Sels
Mbrojtës: Boyata, Ciman, Dendoncker, Kabasele, Jordan Lukaku, Meunier, Vermaelen, Vertonghen
Mesfushorë: Chadli, De Bruyne, Defour, Dembélé, Januzaj, Nainggolan, Tielemans, Ëitsel
Sulmues: Batshuayi, Depoitre, Eden Hazard, Thorgan Hazard, Romelu Lukaku, Mertens, Mirallas, Origi
Sigal