Flamurtari, kundër yllit Adian Mutu

538
Sigal

 Liga e Europës/ Sot, Petrolul Ploiesht-Flamutari (18:30). Trajneri Gjoka: “Kundërshtari i fortë”

Flamurtari do të përballet sot (18:30) me rumunët e Petrolul Ploieshtit, një ekipi që ka për kapiten një nga lojtarët më të talentuar të Rumanisë, Adrian Mutu. Me eliminimin e Kukësit, vlonjatët dhe Laçi do të mbajnë të vetëm lart flamurin kuqezi në ndeshjet e Ligës së Europës. Flamurtari synon të eci edhe më shumë në rrugën e shtruar të kontinentit të vjetër. Flamurtari gjen një kundërshtar me një emër më të madh si rumunët e Petrolul Ploiesti. Ballkanasit vijnë favoritë në këtë sfidë por nga ana tjetër, ekipi i Ernest Gjokës nuk ka asnjë dëshirë për t’u ndalur në këtë pikë. Trajneri i Flamurtarit tha në konferencën para ndeshjes: “Ne kemi parë të gjitha DV e mundshme dhe kemi arritur se kundërshtari ynë është një ekip shumë cilësorë dhe shumë i fortë. Petrolul Ploeshti ka një sulm shumë të mirë. Janë tre sulmues që bëjnë diferencën dhe nga të cilët duhet që të kemi kujdes. Jemi përgatitur me shumë seriozitet, pasi dihet se në turin e dytë shkalla e vështirësisë është më e madhe. Duhet të bëjmë autokritikën e ndeshjes me Sionin. Natyrisht që është gëzim kalimi i turit të parë, por tani ne duhet ti vendosim detyrë vetes tonë që të bëjmë edhe një lojë të bukur dhe të kemi shumë kujdes, pasi Petrolul nuk është si Sioni, por një kundërshtar edhe më i vështirë”. Petrolul është skuadër e qytetit Ploieshti me rreth 2010 mijë banorë. Skuadra i luan ndeshjet e shtëpisë në stadiumin “Stadionul Ilie Oana” me kapacitet 15.500 vende dhe drejtohet nga tekniku rumun Razvan Lucescu. Gjatë sezonit të fundi, Petrolul Ploiesti u rendit në vendin e tretë që konsiderohet një prej kampionateve më të fortë në rajonin e Ballkanit. Në turin e parë të Ligës së Europës, Flamurtari eliminoi gjeorgjianët e Sioni Bolnisi. Fitoi 3-2 në Gjeorgji dhe humbi 2-1 në Vlorë. Golin vendimtar të kualifikimit e shënoi Ardit Shehaj pesë minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Frika e Luçeskut

Trajneri i Petrolul Ploeishtit, Razvan Luçesku, tregoi respektin maksimal për kundërshtarin shqiptar. “Ne duhet të luajmë me shumë kujdes kundër Flamurtarit, të luajmë shpejt dhe jo të bëjmë gabime”, citohet Luçesku nga agjencia rumune “MEDIAFAX”. “Për një lojtar, një trajner apo një ekip të luajë në Ligën e Europës është diçka speciale dhe ofron një mundësi fantastike. Ne nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, por të jemi të kujdesshëm, pasi ka shumë shembuj kur ekipet e vogla kalojnë në avantazh për mungesë të respektit nga ana ekipeve favorite. Flamurtari është një ekip i organizuar që, mbron mirë në sistemin 4-4-2. Pika e tyre e fortë është kundërsulmi. Ne nuk duhet t’i lejojmë ata të organizohen. Ata kanë një lojtar shumë të mirë me numër 10, tepër agresiv, por ne duhet të përqendrohemi tek ekipi dhe jo te lojtarë të veçantë. Nuk duhet të bëjmë gabime. Kjo është ndeshje e rëndësishme për ne, pasi është takimi i parë”, – deklaroi trajneri rumun.

Kualifikimet kuqezi

Flamurtari e ka kaluar tri herë një tur, pikërisht në edicionin 1987-1988 (Kupa UEFA), në sezonin 2011-2012 (Liga e Europës) dhe tani kompeticionin aktual (2014-2015). Në edicionin 1987-1988 regjistrohet edhe kulmi i futbollit shqiptar në Europë. Flamurtari eliminoi në turin e parë Partizanin e Beogradit: fitoi 2-0 në Vlorë (autogol i Gjorxheviçit dhe gol i Roland Iljadhit) dhe humbi 2-1 në Beograd (eurogol i Sokol Kushtës). Në turin e dytë eliminoi gjermanolindorët e Vismute Aue: humbi 1-0 në Gjermani dhe fitoi 2-0 dhe Vlorë (Taho, Ruci). Në turin e tretë, u eliminua nga Barcelona: humbi 4-1 në “Kamp Nou” (gol i Vasil Rucit), fitoi 1-0 në Vlorë (gol i Kushtës). Në 28 ndeshje në Europë, Flamurtari ka regjistruar 6 fitore, 4 barazime e 18 humbje.

100 tifozë

të Flamurtarit priten të jenë të pranishëm Rumani në ndeshjen kundër FC Petrolul Ploieshti.

Stërvitja

Flamurtari kreu dje në orën 18:30 një seancë stërvitore njohës në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

28 ndeshje

ka zhvilluar ekipi i Flamurtari në Europë. Bilanci është negativ: 6 fitore, 4 barazime, 18 humbje.

 FLAMURTARI NË EUROPË

1985-1986/ Kupa e Kupave

Flamurtari-HJK Helsnki 1-2, 1-3

1986-1987/Kupa UEFA

Flamurtari-Barcelona 1-1, 0-0

1987-1988/Kupa UEFA

Flamurtari-Partizan Beograd 2-0, 1-2

Flamurtari-Vismute Aue 2-0, 0-1

Flamurtari-Barcelona 1-0, 1-4

1988-1989/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Leh Poznan 2-3, 0-1

1990-1991/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Olimpiakos 0-2, 1-3

1991-1992/ Kupa UEFA

Flamurtari-Goteborg 1-1, 0-0

1996-1997/ Kupa e Kupave

Flamurtari-Humene 0-2, 0-1

2009-2010/ Liga e Europës

Flamurtari-Madhëruell 1-0, 1-8

2011-2012/ Liga e Europës

Flamurtari-Buduçnost 1-2, 3-1

Flamurtari-Jablonec 0-2, 1-5

2012-2013/ Liga e Europës

Flamurtari-Honved 0-1, 0-2

2014-2015/ Liga e Europës

Flamurtari-Sioni Bolnisi, 3-2, 1-2

Bilanci: 28 ndeshje, 6 fitore, 4 barazime, 18 humbje

 Legjenda rumune: “Respekt për shqiptarët”

 Adrian Mutu, ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares rumune, tashmë në radhët e Petrolul, paralajmëroi shokët e tij se ndeshja kundër Flamurtarit nuk duhet marrë si një miqësore. “Duhet ta trajtojmë ndeshjen kundër Flamurtarit me seriozitetin më të madh”, – citohet ish-lojtari i Çelsit nga portali rumun Prosport.ro. “Nuk duhet ta nënvlerësojmë kundërshtarin, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe ta trajtojmë me respekt. Ka shumë shembuj të ekipeve të vogla që, kualifikohen në këtë fazë të kompeticionit pikërisht për mungesë të respektit ndaj tyre. Ne dëshirojmë të shkojmë sa më larg në Ligën e Europës. Ne duhet të luajmë çdo ndeshje duke menduar për fitoren, pavarësisht se kush është kundërshtari. Një gabim sado i vogël mund të na vendos në rrezik kualifikimin”. Mediat rumune kanë bërë edhe një portret të skuadrës së Flamurtarit dhe trajnerit të tij, duke theksuar se vlera e skuadrës është rreth 4,5 milionë euro.

Kurbinasit do të përballen me ukrainasit e Zorja Luhanskit. Laçjanët shihen si favoritë

 Laçi, sot misioni 2 në Europë

  Pas kualifikimit historik ndaj Rudar Velenje, Laçi do të luajë në sot ekipin ukrainas, Zorja Luhansk (me të cilën ka luajtur dikur sulmuesi kavajas Parid Xhihani), në takimin e vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Europës. Portieri Miroslav Vuijadinoviç ishte heroi i Laçit, në kualifikimin e parë historik të kurbanisva, pas dy tentativa të dështuara. Malazezi priti plot 3 penallti në lotarinë e 11-metërshave përballë sllovenëve të Rudar Velenje që u mposhtën 3-2 nga pika e bardhë pas 120 minutave në barazim 1-1, aq sa rezultati i sfidës së parë të luajtur në Slloveni. Klubi ukrainas Zorja është themeluar në vitin 1923 dhe vjen nga qyteti i Luhansk me një popullsi prej 425 mijë banorësh. Kjo është hera e parë që Zorja luan një ndeshje në arenën europiane, ndërsa numëron vetëm një trofe në kampionatin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1972. Zorja militon në divizionin më të lartë të kampionatit vendas që prej vitit 2006, ndërsa sezonin e fundit e mbylli në vendin e shtatë me 42 pikë. Lojtari më i shtrenjtë i skuadrës është 24-vjeçari i mesfushës Dmitro Khomchenovsky, ndërsa drejtohet nga trajneri 48-vjeçar ukrainas, Yuriy Vernydub. Ndeshja do të luhet sot në orën 17:00.

  LAÇI NË EUROPË

 Sezoni 2010-2011/ Liga e Europës

Laçi-Dnepër Mogilev 1-1, 1-7

Sezoni 2013-2014/ Liga e Europës

Laçi-Diferdanzh 1-2, 1-3

Sezoni 2014-2015/ Liga e Europës

Laçi-Rudar Velenje 1-1, 1-1 (3-2p)

Bilanci: 6 ndeshje, 0 fitore, 3 barazim, 3 humbje

 Gjermania, në majën e Botës

 Pas fitimit të Kampionatit të 20-të Botëror “Brazil 2014”, Gjermania tashmë pritet të renditet në vendin e parë edhe në renditjen e FIFA-s për muajin korrik 2014. Në vend të dytë është Argjentina, e ndjekur nga Holanda. Spanja, që kryesonte prej më shumë se katër vjetësh renditjen tashmë është në vendin e shtatë.

10 më të mirët

1. Gjermania

2. Argjentina

3. Holanda

4. Kolumbia

5. Belgjika

6. Uruguai

7. Spanja

8. Brazili

9. Zvicra

10. Franca