“El Classico” i parë për 2019, ja vendi dhe data kur do të luhet

427
Sigal

Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka konfirmuar datën se kur do të zhvillohet “El Classico” me Real Madrid dhe Barcelonës.

Në “Santiago Bernabeu” do të zbresin skuadrat më të mëdha në Spanjë me 2 mars, ndërsa ora për këtë ndeshje do jetë në 20:45.

Ndeshja e parë në “Camp Nou” u zhvillua në orën 16:15, për faktin e thjeshtë për të kapur audiencë në të gjithë botën , po ai vendim shkaktoi polemika të mëdha.

Në atë sfidë Barcelona dominoi totalisht duke e shkatërruar skuadrën e Jurgen Lopetegui në atë kohë me rezultatin 5-1.