De Biazi, 1 milionë euro në katër vjet

544
Sigal

Brigel ka marrë 400 mijë euro; Bariçi, 300 mijë. Kuzhe arkëtoi 360 mijë, ndërsa Ari Hani mori 180 mijë

Xhani De Biazi do të vazhdojë aventurën në bankinën e Kombëtares edhe për eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”, pavarësisht në fushatën kualifikuese të Botërorit u rendit në vendin e parafundit në grupin E, duke lënë pas vetëm Qipron. Italiani do të firmosë një shumë disi më të madhe se ajo që ai mori në kontratën e tij të parë (440 mijë euro), të llogaritur diku te 560 mijë euro. Kështu, në total në katër vitet e qëndrimit të tij në stolin kuqezi (2011-2015), ai do të përfitojë rreth 1 milion euro. Një shumë goxha e majme për realitetin shqiptar. Në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit ka shpenzuar 1.4 milionë euro për të paguar trajnerët e huaj, të cilët i ka punësuar rregullisht nga korriku i vitit 2002, kur italiani Xhuzepe Dosena mori drejtimin e bankinës së Shqipërisë. Ai mbetet i pari në serinë e gjatë të trajnerëve të huaj të emëruar nga FSHF-ja, përmes presidentit Armand Duka. Dosena mbërriti në Shqipëri për të pasuar të shkarkuarin Sulejman Demollari (prill 2002, pas humbjes 2-0 me Andorrën), i fundit trajner shqiptar që ka drejtuar përfaqësuesen. Xhani De Biazi është trajneri i gjashtë i huaj i Kombëtares, qysh kur Dosena e drejtoi skuadrën në vitin 2002. Në kontratën e parë (skadoi me përfundimin e ndeshjes me Qipron), De Biazi paguhet me 22 mijë euro në muaj, ose 440 mijë euro në totalin e saj kontrata dyvjeçare. Ai i paguan vetë ndihmësit italianë të tij. Italiani ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit një rritje prej 30% të kontratës, krahasuar me atë që ka firmosur dy vite më parë. Në total, kjo rritje shkon në 1 milionë e 35 mijë euro bashkë me stafin, një shifër jashtë normales për një Federatë të vogël si ajo shqiptare. Por, sa i kushton FSHF-së një trajner i huaj. Italiani Xhuzepe Dosena (01 korrik 2002-16 tetor 2002) nënshkroi një kontratë prej 180 mijë eurosh, por ai braktisi Kombëtaren pas vetëm katër muajsh, teksa FSHF-ja i mori një pjesë të parave me gjyq. Gjermani Hans Peter Brigel u pagua me 400 mijë euro,  për periudhën katërvjeçare: 12 dhjetor 2002-30 qershor 2006 (El. Euro 2004/Botërori 2006). Kroati Oto Bariç u pagua për kontratën e tij 300 mijë euro (01 gusht 2006-21 nëntor 2007; El. Euro 2008), ndërsa holandezi Ari Han e kishte kontratën 300 mijë euro, por mori vetëm 220 mijë euro, pasi u shkarkua në prill të 2009 (3 janar 2008-15 prill 2009). I ndjeri Josip Kuzhe u pagua me 360 mijë euro (20 maj 2009-31 dhjetor 2011, Botërori 2010/ Euro 2012).  Xhani De Biazit i kanë mbetur edhe një muaj kontratë për të drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë. Pas dy ndeshjeve të tetorit, ato kundër Zvicrës (11 tetor) dhe Qipros (15 tetor), skadon edhe marrëveshja e italianit me Federatën Shqiptare të Futbollit. Por, cili ka qenë fati i trajnerëve të huaj që kanë drejtuar Kombëtaren tonë. Vetëm tre nga pesë trajnerët e huaj të punësuar në “epokën Duka” (nga viti 2002), gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005), kroati Oto Bariç (2006-2007) dhe kroati tjetër Josip Kuzhe (2009-2011) kanë mundur ta përfundojnë kontratën e tyre në drejtimin e Kombëtares, ndërsa nga dy të tjerët, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009) e kanë ndërprerë atë para kohe: i pari, e braktisi Shqipërinë, ndërkohë që i fundit u shkarkua. Gjermani Hans Peter Brigel, edhe pse pa ndonjë eksperiencë të madhe si trajner, arriti të vendoste shtatë rekorde me Shqipërinë, ku spikat numri 13 i pikëve të grumbulluara, gjë që nuk e ka arritur askush më parë, qoftë ky i huaj apo shqiptar. Kroati Oto Bariç ishte një zgjedhje personale e Armand Dukës, dhe njëherësh nga më befasueset, pasi në kohën që “Oto Maximale” morri përfaqësuesen tonë ishte thuajse 74-vjeç, njëherësh edhe trajneri më i moshuar në botë, që drejtonte një ekip Kombëtar. Pra, një faturë e “kripur” financiare, boll të kujtojmë se pagesat për Birçen, Bajkon, Hafizin, Zhegën apo Demollarin ishin disa mijëra lekë.

 PAGESAT

 Xhuzepe Dosena

Euro 2004

Kontrata: 180 mijë euro

Mori vetëm 60 mijë, pasi u largua pas katër muajve, në tetor 2002, pas humbjes 4-1 me Rusinë në Vollgograd

 Hans-Peter Brigel

Euro 2004/Botërori 2006

Kontrata: 400 mijë euro

Nënshkroi dy kontrata, atë për eliminatoret Euro 2004 (10 nga 12 ndeshjet) dhe për Botërorit 2006 (i plotë)

 Oto Bariç

Edicioni: Euro 2008

Kontrata: 300 mijë euro

Kreu një edicion të plotë, por dhe pse ra parimisht dakord, nuk rinovoi pas humbjes 6-1 të Shqipërisë në Rumani.

 Ari Han

Botërori 2010

Kontrata: 300 mijë euro

Mori vetëm 220 mijë euro, pasi ndërpreu kontratën në maj 2009

 Josip Kuzhe

Botërori 2010/ Euro 2012

Kontrata: 360 mijë euro

Nënshkroi një kontratë, për eliminatoret Botërorit 2010 (dy ndeshjet e fundit në grup) dhe për Euro 2012 (i plotë)

 Xhani De Biazi

Botërori 2014 / Euro 2016

Kontrata 1: 440 mijë euro

Kontrata 2: 560 mijë euro

 Në 19 pjesëmarrje në Botërore dhe Europianë, kemi dalë 10 herë të fundit dhe 8 herë të parafundit

 Gjithmonë të fundit dhe të parafundit

 Shqipëria në përfundim të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Brazil 2014” u rendit e parafundit në grupin E, duke lënë pas vetëm Qipron. Kombëtarja jonë grumbulloi 11 pikë, ndërsa Qiproja 5, ndërkohë që grupin e fitoi Zvicra me 24 pikë. Në fakt, vendi i parafundit nuk përbën asnjë surprizë për ekspertët tanë të futbollit. Në 19 pjesëmarrje (në formatin e grupeve), kemi dalë 10 herë të fundit, 8 herë të parafundit dhe vetëm 1 herë kemi dalë në vendin e tretë nga fundi, kur në eliminatoret e Kampionatit Europian 2004, doli e pesta nga shtatë skuadra (lamë pas Slloveninë dhe Luksemburgun). Shqipëria kishte qenë e fundit në grup plot 10 herë ndër 19: KB 1966, KE 1968, KE 1972, KB 1974, KE 1984, KE 1988, KB 1990, KE 1992, KB 1994, KB 1998 dhe KB 2002. Qysh nga viti 2002, Shqipëria nuk renditet më e fundit në grup: KE 2004, e pesta nga shtatë skuadra (lamë pas Slloveninë dhe Luksemburgun); KB 2010, e parafundit (lamë pas Maltën); KE 2012 e parafundit (lamë pas Luksemburgun) dhe KB 2014 e parafundit (lamë pas Qipron)

BOTËRORI 1966

Zvicra 9

Irlanda 8

Holanda 6

Shqipëria 1

EURO 1968

Jugosllavia 6

Gjermania 5

Shqipëria 1

BOTËRORI 1974

Gjermania Lin. 10

Rumania 9

Finlanda 3

Shqipëria 2

BOTËRORI 1982

Gjermania P. 16

Austria 11

Bullgaria 9

Shqipëria 2

Finlanda 2

EURO 1984

Gjermania P. 11

Irl.Veriut 11

Austra 9

Turqia 7

Shqipëria 2

BOTËRORI 1986

Polonia 8

Belgjika 8

Shqipëria 4

Greqia 4

EURO 1988

Spanja 10

Rumania 9

Austria 5

Shqipëria 0

BOTËRORI 1990

Suedia 10

Anglia 9

Polonia 5

Shqipëria 0

EURO 1992

Franca 16

Çekosllovakia 10

Spanja 6

Islanda 4

Shqipëria 2

BOTËRORI 1994

Spanja 19

Irlanda 18

Danimarka 18

Irl.Veriu 13

Lituania 7

Letonia 5

Shqipëria 4

EURO 1996

Gjermania 25

Bullgaria 22

Gjeogjia 15

Moldavia 9

Shqipëria 8

Uellsi 8

BOTËRORI 1998

Gjermania 22

Ukraina 20

Portugalia 19

Armenia 8

Irl.Veriu 7

Shqipëria 4

EURO 2000

Norvegjia 25

Sllovenia 17

Greqia 15

Letonia 13

Shqipëria 7

Gjeorgjia 5

BOTËRORI 2002

Anglia 16

Gjermania 17

Finlanda 12

Greqia 7

Shqipëria 3

EURO 2004

Zvicra 15

Rusia 14

Irlanda 11

Shqipëria 8

Gjeorgjia 7

BOTËRORI 2006

Ukraina 25

Turqia 23

Danimarka 22

Greqia 21

Shqipëria 12

Gjeorgjia 10

Kazakistani 1

EURO 2008

Rumania 29

Holanda 26

Bullgaria 25

Bjellorusia 13

Shqipëria 11

Luksemburgu 3

BOTËRORI 2010

Danimarka 21

Portugalia 19

Suedia 18

Hungaria 16

Shqipëria 7

Malta 1

EURO 2012

Franca          21

Bosnja          20

Rumania         14

Bjellorusia     13

Shqipëria       9

Luksemburgu     4

Pjesëmarrje: 19

Vendi i tretë nga fundi: 1 herë

Vendi i para fundit: 8 herë

Vendi i fundit: 10 herë