Befason Juventusi, ja me kë ka firmosur

90

Hamed Traore duhet të ishte një futbollist i Fiorentinës që në muajin janar, por klubi vjollcë neglizhoi dhe nuk dorëzoi brenda datës 31 dokumentacionin e transferimit nga Empoli, në zyrat e Ligës. Palët patën nënshkruar marrëveshjen e transferimit të futbollistit te Fiorentina, por Traore do të mbetej pjesë e Empolit deri në fund të sezonit, për t’u bashkuar me vjollcët këtë verë.

Ka qenë vetë numri një i toskanëve,  Fabrizio Corsi që në një deklaratë për mediat tha se ka arritur marrëveshjen me klubin bardhezi, për transferimin e 20-vjeçarit dhe se ka mbetur vetëm firmosja e kontratës.

“Kemi një marrëveshje totale me Juventusin, që do të paguajë 15 milionë euro për Traore. Së shpejti drejtuesit tanë do të ulen, për të nënshkruar edhe letrat, por mund të them se nga ky operacion jemi të kënaqur të dy klubet dhe vetë mesfushori”, tha Corsi.