Habit deklarata e Kim: Qaj çdo ditë për të pasmet e mëdha!

68

Ajo është plot surpriza. Të pasmet e mëdha të Kim Kardashian janë të famshme dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Ajo u bë e njohur nga video seksuale e publikuar nga ish-i dashuri i saj Ray J.

Më pas, vëmendja u kthye tek format e saj trupore. Fakti që ylli i medias sociale pretendon se nuk i pëlqen më të pasmet që ka është konsideruar si mendjemadhësi.

Në episodin e fundit të KUWTK, Kim habiti familjen e saj duke u ankuar për të pasmet gjigante. Në fillim, të gjithë menduan se po bënte shaka, por jo.

Kim iu kthye tepër serioze duke i thënë: “Jo, unë qaj cdo ditë sepse janë kaq të mëdha.”

Është për tu habitur kjo deklaratë pasi shpesh herë, Kim është parë duke pozuar në atë mënyrë që vëmendja shkon tek të pasmet e saj.