Studimi i ri, vezët si ilaç kundër hipertensionit

586
Sigal

Albumina e vezëve (pjesa e bardhë) ka një peptid të veçantë, të quajtur RVPSL që ndihmon për të ulur presionin e gjakut

Për të ulur tensionin, në qoftë se ju nuk keni probleme me kolesterolin, ju mund të provoni të integroni vezët në dietën tuaj. Kjo është këshilla që del nga rezultatet e një studimi të kryer nga një grup i studiuesve në Universitetin Clemson në bashkëpunim me Universitetin Jilin. Rezultatet e hulumtimit u prezantuan në National Meeting & Exposition of the American Chemical Society (New Orleans – maj 2013). Studimi u botua edhe në Revistën e Bujqësia dhe Kimia e Ushqimit. Pas këshillës së përdorimit të uthullës në rast të sheqerit të lartë në gjak tani vjen një sugjerim i ri mbi si të kontrollohen vlera të caktuara të shëndetit me anë të ushqimeve. Albumina e vezëve (pjesa e bardhë) ka një peptid të veçantë, të quajtur RVPSL, i cili ndihmon për të ulur presionin e gjakut. Vezët pra, mund të jenë një ndihmë e vlefshme për ata njerëz që vuajnë nga hipertensioni. Dr Zhipeng Yu, koordinator i studimit, shpjegon se konsumi i vezëve ka pak a shumë të njëjtin efekt si Captopril, një droge të përdorur në trajtimin e hipertensionit të butë ose të moderuar. Falë testimeve të bëra mbi minj laboratorikë, hulumtuesit ishin në gjendje të zbulonin se 50mg të RVPSL janë po aq efektive sa 10 mg Captopril.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf