Si të kontrolloni kolesterolin e keq dhe të mirë

754
Në Shqipëri 55 persona humbin jetën për shkak të nivelit të lartë të kolesterolit, kryesisht mbi moshën 50 vjeç. Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vendin tonë, shumë të moshuar nuk e kontrollojnë nivelin e kolesterolit, duke rrezikuar dhe jetën e tyre. “Kolesteroli i lartë mund të shkaktojë shumë probleme kardiovaskulare nëse nuk kontrollohet. Specialistët rekomandojnë të bëhet analizë e niveleve të kolesterolit të përgjithshëm, i miri (HDL) dhe i keqi (LDL) sikurse dhe të trigleceridave”, – thonë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Nëse doni të mbani në nivelin e duhur të kolesterolin, atëherë nuk duhet të hani ushqime “të dhjamosura”, ose me yndyrna. Sipas OBSH-s, yndyrnat rritin nivelin e kolesterolit, që shkakton dhe probleme me frymarrjen, rritjen e temperaturës, apo shqetësime në zemër.
“Kolesteroli rritet nga mishi, por edhe nga produktet shtazore, kryesisht bulmetet apo djathi me yndyrnë, prandaj kujdes me atë që hani, pasi mbroni dhe jetën tuaj”, – thotë një studim i OBSH-s. Ushqimet me yndyrnë duhet ti zëvëndësoni me fruta, drithëra apo agrume, si mollët, bizele, fasulet etj.
Kujdesi
Por përveç rritjes së kolesterolit “të keq”, që ndikohet nga yndyrnat, nëse pini shumë alkol ose cigare, atëherë do të rritet dhe kolesteroli “i mirë”. “Të pish më shumë se dy birra në ditë, ose një paketë cigare, menjëherë do të rritet kolesteroli, pasi trupi i një të prekuri nga kjo sëmundje nuk mund të pranojë më shumë se 100 ml alkol. E mira më e mirë do të ishte që të mos konsumohet fare alkol, ndërsa cigarja jo më shumë se 5 copë në ditë”, – thonë studjuesit. Po kështu nga tryeza duhet të largoni dhe ushqimet me sheqer apo ëmbëlsirat, pasi rritin menjëherë kolesterolin.
Ushqimi
Nëse ka një produkt i cili mban në nivelin e duhur kolesterolin, ai është peshku. Sipas studimeve peshku përmban acide yndyrore omega, që ulin nivelin e kolesterolit kur ai është i lartë dhe rritin nivelin e tij kur është i ulët. Peshku duhet ta hani në çdo rast, kur keni një shqetësim nga kolesteroli. Një person i cili vuan nga kjo sëmundje atëherë duhet të hajë minimumi 4 hërë në javë peshk.
“Nëse vendosni të hani peshk, 4-6 herë në javë, atëherë mund të konsumoni dhe mish apo prodhime shtazore, pasi është peshku dhe acidet yndyrore omega që ai përmban, të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e nivelit të duhur të kolesterolit”, – thonë studjuesit. Dhë së fundi, duhet që të bëni disa ushtrime stërvitore në mënyrë që të mos krijohen shtresa dhjami. Nëse pini shumë alkol ose cigare, atëherë do të rritet dhe kolesteroli “i mirë”. Trupi i një të prekuri nga kjo sëmundje nuk mund të pranojë më shumë se 100 ml alkol
Sigal