Sëmundjet që prekin traktin e sipërm respirator dhe trajtimi i tyre

505
Sigal

Simptomat janë djegie të fytit, teshtitje, lodhje, kollë të thatë, temperaturë, dobësi, dhimbje koke dhe rrjedhje hundësh

Sëmundjet që prekin traktin e sipërm respirator manifestohen me tharje e djegie të fytit e grykës, tështitje, lodhje, dobësi, kollë të thatë, rritje të lehta të temperaturës, dhembje koke dhe rrjedhje të hundëve ujore.

Rrufa

Rrufa stinore shkaktohet te të rriturit më shpesh nga rhinoviruset, kurse te fëmijët nga viruset respiratorë sincicial, parainfluencial, adenoviruset dhe koronaviruset. Bartja e infeksionit bëhet me rrugë aerogjene në kontakte të afërta me të infektuarin. Shfaqet në formë të epidemive, prekë më shpesh fëmijët shkollor. Periudha e inkubacionit është 1-2 ditë. Manifestohet me tharje e djegie të fytit e grykës, teshtitje, lodhje, dobësi, kollë të thatë, rritje të lehta të temperaturës, dhembje koke dhe rrjedhje të hundëve ujore.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf