Problemet nervore tek të sëmurët me diabet

174

Rrallë ndonjë sëmundje tjetër sa diabeti arrin të prekë e të dëmtojë aq heshtazi e ngadalë thuajse të gjitha organet

Në dëmtimet e rrjetit kapilar me rëndësi të veçantë janë dhe neuropatitë e diabetit që përfaqësojnë dëmtim e vuajtje të nervave nga kjo sëmundje. Prekja e sistemit nervor mund të jetë shumë më e gjerë, njëhershmi në nervat periferike ashtu dhe në nervat e organeve të brendshme. E para, shfaqet në formë dhimbje, mpirje, çmpirje e djegie në formë neuriti. Ulet ndjeshmëria ndaj të ftohtit, të nxehtit e dëmtohen reflekset. Një nga shenjat karakteristike është djegia e shputave të këmbës, sidomos në orët e natës. Në faza më të avancuara nervat dëmtohen aq shumë sa bëhen të pandjeshëm, nuk përcjellin dot as dhimbjen as të nxehtin, të ftohtin apo prekjen.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf