Në çfarë ore duhet të pihet kafja e mëngjesit që të japë efektin e duhur?

557
Efekti i kafes në mëngjes veçanërisht midis orës 08:00 dhe 9:00 nuk është shumë i dukshëm, kështu që nëse mendoni se dita nuk nis pa kafe e keni gabim. Gjatë kësaj kohë ajo nuk funksionon, të paktën jo ashtu dhe aq shumë sa keni menduar. Efekti i kafes është më i dukshëm nëse atë ne do e pimë nga ora 10 e mëngjesit, pasi gjatë kësaj kohe do të vëmë re se kafeina do të veprojë në mënyrë më efikase, dhe do t’ju zgjojë më shumë dhe ju do të jeni në energjinë tuaj maksimale.

Nivelet më të larta të kortizolit sekretohen pikërisht në mes orës 8:00-9:00, dhe ai ndikon duke na dhënë energji dhe duke na zgjuar. Gjatë kësaj kohe kafeja është e panevojshme për shkak të kortizonit i cili lirohet në trupin tonë në mëngjes, i cili vepron si një kafeinë natyrale.
Sigal