Mësoni se cilat janë simptomat e fshehura të një sulmi nga i nxehti, të cilat nuk duhet t’i injoroni

216

Sipas raportimeve, ky vit ka qenë një ndër vitet me motin më të nxehtë ndonjëherë. I nxehti ka përfshirë sidomos disa shtete të Evropes, shkruan Healthline.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike janë arsyeja e këtyre valëve të nxehtësisë, ndërsa ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje për të pasur kujdes të shtuar nga ky i nxehtë.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit vdesin 600 njerëz si pasoje e temperaturave të larta.

Qendra për Parandalim dhe Kontrollim të Sëmundjeve ka treguar se, njerëzit e vjetër, fëmijët dhe personat me ndonjë sëmundje kronike janë personat më të rrezikuar nga temperaturat e larta.

Sipas ekspertëve krahas simptomave që tregojnë se trupi është dehidratuar, temperatura është rritur dhe trupi ka kaluar në dehidrim, ekzistojnë edhe disa simptoma të tjera, që kanë tendencë të jenë të lehta dhe njerëzit zakonisht i injorojnë.

Disa nga këto simptoma janë: tharja e lëkurës, humbja e vetëdijes, marramendje dhe konfuzion.