Sigal

Vaji i kokosit është ‘helm i pastër’, sipas një leksioni të dhënë nga një profesor T.H. Chan në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

Dr. Karin Michels, e cila kryeson qendrën për kërkimin e tumoreve në Universitetin e Friburgut, e bëri deklaratën në një bisedë 50-minutëshe në gjermanisht muajin e kaluar.

Ndër të tjera, ajo i tha audiencës së saj se ‘vaji i kokosit është helm i pastër’ dhe ‘është një nga ushqimet më të këqija që mund të hani’, sipas një përkthimi nga “Business Insider Deutschland”.

Videoja, e cila ka grumbulluar më shumë se 400,000 ndjekës qëkurse u botua më 10 korrik, përmban komente nga ndjekësit për vlerat ushquese që mbart ky produkt, por Shoqata Amerikane e Zemrës ka kërkuar që konsumatorët të kufizojnë përdorimin e vajit.Vaji i kokosit ka përdorim të lartë nga njërëzit dhe kardiologët e dinë mirë se mund të jetë i shijshm, por ai nuk është më i miri për arteriet e konsumatorëve.

Dr. Michels thotë se vaji i kokosit është më keq se sallo (yndyra nga barku i derrit).

Një sondazh mbarëkombëtar në vitin 2016 zbuloi se të paktën 70 për qind e njerzve besonin se vaji i kokosit ishte i shëndetshëm dhe e shihnin atë si një nga vajrat më të shëndetshëm.