Kërkimet për kancerin, OBSH nis studimin edhe për kafen

572
Organizata Botërore e Shëndetit, përveç mishit ka nisur studimin edhe për kafën nëpërmjet IARC (Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve rreth Kancerit), në kuadër të kërkimeve për kancerin. Sipas websajtit të agjencisë hetimet e radhës përfshijnë një seri substancash kimike të përdorura, si dhe kafja e pije të tjera të nxehta që do të studiohen në fund të majit të vitit 2016. Mbledhja e parë, e parashikuar në javën mes 2 dhe 9 shkurtit të vitit 2016, do të marrë në studim një listë paraprake të 7 molekulave, tashmë të njohura që mund të ndërhyjnë në disa hormone njerëzore. Mes 24-31 majit të vitit 2016 do të trajtohet tema “Kafeja dhe pijet e tjera të nxehta” nga ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetit. Në këtë mbledhje, çdokush mund të raportojë studime shkencore lidhur me kancerogjenet. Studimi do të mbyllet më 22 prill, ndërsa kërkimet e ekspertëve që do të bëjnë vlerësimin do të mbyllet më 25 shtator.
Sigal