Rreth 75% e grave kanë marrë të paktën një infeksion vaginal gjatë jetës së tyre, dhe në qoftë se keni vuajtur ndonjëherë një shqetësim të tillë, ju e dini se ky është një telash i vërtetë dhe mund të sjellë mjaft probleme në jetën tuaj.

Ndaj, ne kemi përgatitur një listë me mjekime shtëpiake që funksionojnë si antiseptikë dhe antibakterialë, në mënyrë që të shpëtuani nga kruarjet dhe infeksioni.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e Mollës është një ilaç i mirë për trajtimin e kruarjeve vaginale, për shkak të përbajtjes antibakteriale.

Ajo gjithashtu ndihmon për të rivendosur ekuilibrin “mature” të pH të vaginës suaj.

Shtoni dy lugë të papërpunuar të uthullës së mollës, në një gotë me ujë të ngrohtë.

Përdoreni këtë për të larë vaginën tuaj dy herë në ditë, për disa ditë rresht.

Gjithashtu në një gotë mund të përgatisni duke shtuar një lugë gjelle uthull molle dhe një lugë çaji mjaltë dhe ta pini atë dy herë në ditë.

LARJE ME KRIPË
Duke aplikuar një përzerje për shpëlarje me ujë dhe kripë, gjithashtu mund të lehtësoni kruarjet vaginale.

Kripa do të kontrollojë rritjen e mikrobeve duke shkatërruar infeksionin dhe nga ana tjetër, do të reduktojë kruarje dhe parehatitë e tjera.

Shtoni 1 lugë gjelle kripë në një gotë me ujë dhe e përdorni atë për të larë vaginën tuaj, sa herë që ju ndjeni kruarje.

Kjo do të ju japë lehtësim të menjëhershëm.

Nga ana tjetër, mbushni vaskën me ujë të ngrohtë dhe shtoni ½ filxhan kripë në të.

Uluni në ujë, në një pozicion të përshtatshëm për 10 deri në 15 minuta.

Përsëriteni 2 ose 3 herë në ditë për disa ditë, për rezultatet më të mira.

Shënim: Mos përdorni mjete kripë nëse keni ndonjë reaksion të lëkurës ose plagë të hapura.

HUDHRA
Hudhra është e njohur si anti-mikrobale dhe anti-fungale.

Për rezultate më të mira, konsumojeni të papërpunuar.

Në një filxhan, përziejmë një lugë disa pika vaj hudhre dhe një lugë çaji të vitaminës E.

Prisni 10 minuta, pastaj pijeni me ujë të ngrohtë.

Përdoreni këtë ilaç dy herë në ditë, për disa javë.

MJALTI
Mjalti i pasterilizuar është një tjetër ilaç efektiv për të ndaluar kruarjen.

Ka veti antibakteriale dhe antifungale, që ndihmon për të hequr qafe çdo infeksion microbial, që mund të ketë shkaktuar problemin.

Aplikoni mjaltin si vaj në zonën e prekur. Lëreni për 30 minuta, më pas bëni një banjo me ujë të ngrohtë.

Përsëriteni të paktën dy herë në ditë, derisa simptomat të përmirësohen.

Gjithashtu, hani 1 deri në 2 lugë mjaltë të pasterilizuar, me një gotë me ujë të ngrohtë, dy herë në ditë.

Ushqimet që duhen konsumuar: Kosi, kefiri, lëng boronice, vitamina C përmes ushqimeve të tilla si luleshtrydhet, kivi, specat jeshile dhe të kuqe, brokoli, lakërishtet, avokado, arra, bajame, fara liri.