Karota të ziera, mënyra më e mirë për të pastruar mushkëritë dhe për të larguar kollën

604
Ju të gjithë e dini se karota është një perime jashtëzakonisht e shëndetshme, e pasur me vitamin A dhe B, të cilat janë jetike për shëndetin tuaj. Ata përmbajnë gjithashtu minerale të shumta përfshirë manganin, magnezin, fosforin, kaliumin, kalciumin dhe hekurin.Ata janë jashtëzakonisht të dobishme për shëndetin e syrit, por përveç kësaj karotat kanë një efekt pozitiv në lëvizjen e zorrëve dhe në rritjen e sistemit imunitar. Për më tepër, ato shërojnë astmën, kollitjen, ftohjen apo probleme të tjera të frymëmarrjes.
Kjo recetë natyrale mund të përdoret si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, duke eliminuar kështu në vetëm pak kohë kollën dhe gëlbazën nga mushkëritë.
Përbërësit:
1/2 kg karrota
3-4 lugë gjelle mjaltë
Përgatitja:
Qëroni karotat, prejini në feta mesatare dhe vendosini në një tenxhere me ujë të vlojnë në temperaturë mesatare. Më pas largojini nga zjarri dhe transferojini në një blender që të përftoni një masë pureje.
Lërini të ftohen dhe më pas shtoni në të mjaltin dhe përziejini mirë. Vendoseni përzierjen në frigorifer, sepse do ta përdorni atë për disa ditë rresht.
Hani 3 deri në 4 lugë gjelle nga ky ilaç natyral gjatë ditës. Kjo do të eliminojë gëlbazën dhe kollën pas një ose dy ditësh përdorimi.
Sigal