Që patatet skuqen, zihen e piqen këtë e dimë të gjithë, çështja është sa në dijeni jeni për përdorimet e mëposhtme të patates. Ja tek i keni:
- Shëron djegiet
Lajeni pataten mirë e mirë, qërojeni dhe priteni në feta të holla, të cilat duhet t’i mbani mbi zonën e dëmtuar për 10- 15 minuta.
- Shkëlqen lëkurën e këpucëve
Fërkojini këpucët me patate dhe lërini ashtu për 5 minuta. Më pas fshijini me një leckë të thatë derisa të kenë marrë shkëlqimin që dëshironi.
- Largoni ngjyrën e errët në sqetull, si pasojë e depilimit
Përsëriteni çdo ditë, për 2– 3 javë procedurën e mëposhtme: grijeni pataten dhe masazhoni me to zonën problematike për 3 minuta. Lëreni lëngun e patates të veprojë për një gjysmë ore dhe lajeni më pas me ujë të ftohtë.
- Largoni dhimbjen e kokës
Ndajeni një patate në feta, vendosini në kokë dhe mbështillini me një pecetë. Mbyllini sytë, shtrihuni dhe shihni si dhimbja do të zhduket.
- Pastroni xhamat
Nuk ju duhen më detergjentët. Leckën e thatë me të cilën pastroni xhamat, fërkojeni me pjesën e brendshme të patates dhe nisjani punës.