Sigal

Në këto ditë të ftohta, nuk duhet të kujdeseni vetëm për fytyrën por edhe për duart. I ftohti e dëmton lëkurën, edhe nëse jeni me dorashka. Ashtu siç kujdeseni për fytyrën çdo ditë, edhe për duart duhet të kujdeseni çdo ditë, pra ta ktheni në një rit të përditshëm, sidomos në këtë periudhë. Përkundrazi, duart shumë të ekspozuara ndaj të ftohtit ekstrem meritojnë më shumë kujdes dhe trajtim. Ja disa këshilla që duhet të ndiqni:

-Larja e duarve. Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është i përditshëm, por në këtë periudhë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

-Përdorni vaj ulliri. Për këtë rekomandohet të përdorni vajin e ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit, prandaj në fund të ditës duhet t’i masazhojmë për t’i mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri dhe mjaltë dhe pak qumësht apo kos.

-Përdorni krem. Përdorni krem për të pasur duar të buta dhe të hidratuara por kujdes, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalpë shea, të pasura me veti të shumta që parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.

-Masazhoni duart para se të flini. Duke i masazhuar duart para se të flini me krem apo vaj bëni të mundur që vaji të penetrojë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.