Ja sëmundjet që parandaloni nëse pini çdo ditë çaj molle

1148
Sigal

Ndoshta nuk kemi dëgjuar shpesh për të, por çaji i mollës
është një nga më të mirët që ekziston. Molla jo pa qëllim quhet “fruti i artë”,
pasi jo vetëm që përdoret si frut freskues, por shërben edhe për përgatitjen e
lëngjeve dhe uthullës.

Fruti
i mollës për shkak të përbërjeve të pazëvendësueshme që përmban, ndikon
pozitivisht në kurimin e shumë sëmundjeve.

Çaji
që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson
etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky çaj është mjet i mrekullueshëm
për rregullimin e tretjes.

Pirja
e rregullt e lëngut të mollës nuk lejon formimin e gurëve në veshka dhe ndikon
mirë te njerëzit, që kanë vuajtur nga verdhëza. Për përgatitjen e çajit nga
lulet e mollës duhet që në pranverë të mblidhen lulet e freskëta dhe të thara
të përdoren gjatë vitit.

Çaji
i përftuar nga fetat e thara të mollës përdoret për qetësimin psikik pas punëve
të rënda, për ripërtëritjen e mëlçisë dhe pastrimit të veshkës.