E dinit? Të qenët harraq është shenjë e inteligjencës së lartë; ja përfundimet e studimit më të fundit që na lumturoi

219

Të qenët harraq dhe inteligjenca duket se janë dy drejtëza paralele që nuk kanë asnjë pikë takimi ! Të paktën kështu na thuhet.

Megjithatë, një studim i kryer nga Universiteti i Torontos pohon se të pasurit një kujtese të fortë është një karakteristikë e mbivlerësuar dhe se të qenët harraq është në të vërtetë një plus për IQ tuaj.

Profesori Blake Richland, një nga botuesit e studimit, tha:

Është e rëndësishme që truri të harrojë detaje të parëndësishme dhe në vend të kësaj fokusohet në gjërat që do ta ndihmojnë në marrjen e vendimeve në botën reale. Ne e dimë se “stërvitja” rrit numrin e neuroneve në hipokampus, por janë pikërisht ato detaje nga jeta juaj që nuk kanë rëndësi që mund të rëndojnë sistemin tuaj nervor.Profesor Richards dhe Paul Frankland propozuan që kujtesa të përdoret për të optimizuar vendimmarrjen duke ruajtur informacionet e vlefshëm dhe duke lënë në harresë gjërat e tjera të parëndësishme, duke krijuar hapësirë për gjërat që kanë rëndësi.

Ata thonë se ky aspekt i harresës është   një ndihmë për ne më shumë se një pengesë.

Studiuesit besojnë se kjo na lejon të përgjithësojmë përvojat e mëparshme më mirë, në krahasim me dikë që mund të kujtoj detajet më të vogla të ngjarjes dhe të kapet pas detajeve. Nëse po përpiqeni të merrni një vendim, do të jetë e pamundur ta bëni nëse truri juaj vazhdimisht bombardohet me informacion të padobishëm.

Studimi pohon se detajet e harruara herë pas here është një shenjë e një sistemi të shëndetshëm të kujtesës, duke punuar pikërisht ashtu siç është menduar. Megjithatë, nëse njerëzit harrojnë gjëra të rëndësishme në një frekuencë alarmante, atëherë kjo është shqetësuese.