Çokollata e zezë ju ndihmon të dobësoheni

91
Nëse shtoni bakteret e mira me anë të çokollatës së zezë ju mund të humbisni disa kilogramë nga pesha trupore.
Kështu bën të ditur një studim i botuar së fundmi në gazetën britanike, Daily Mail.
Shkenctarët kanë arritur në përfundimin se njerëz të ndryshëm, reagojnë në mënyrë të ndryshme ndaj karbohidrateve, në varësi të përzierjes së “mikrobeve” në aparatin e tyre tretës. Kështu, kultivimi i mikrobe të mira, që përftohen nga konsumimi i çokollatës së zezë, mund të ndihmojë më shumë për rënien në peshë, sesa eleminimi i bukës nga dieta.
Bakteret e mira, kanë një efekt të fortë ndaj karbohidrateve e mund të gjenden kryesisht tek ushqimet me fibra, ose tek çokollata e zezë. Rekomandohet që dietat të jenë individuale dhe të personalizuara, të ndërtuara me një plan të caktuar, në varësi të profilit të baktereve që individët kanë.