z. Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

398
Sigal

Kryetari i Kuvendit z.
Ilir Meta priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës 

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti
sot Bashkëraporterët e Komisionit të  Monitorimit
të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Andrej  Hunko dhe z. Joseph O’Reilly me të cilët
bisedoi mbi zhvillimet e fundit  politike
në vend, reformimin e sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen  e zgjedhjeve të ardhshme. Z. Meta vlerësoi
punën e raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë   Parlamentare   të  
Këshillit   të   Evropës  
në   mbështetje   të 
aktivitetit parlamentar
të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së standardeve të
transparencës dhe forcimit të institucioneve demokratike. Kryetari i Kuvendit
Meta theksoi se në kontekstin aktual, duhet punuar më tej për implementimin pa
vonesa të reformës në drejtësi dhe në këtë kuadër   fokusi  
duhet   përqendruar   në  
krijimin   e   një  
klime   sa   më bashkëpunuese dhe konsensuale politike në
funksion të avancimit me axhendën e reformave kyçe për integrimin evropian të
Shqipërisë.  Z.  Meta vuri 
në   dukje   gjithashtu 
se  vendi  ka 
nevojë   për   progres 
në kryerjen   e   reformës  
zgjedhore   në   kohë  
dhe   sipas   rekomandimeve   të OSBE/ODIHR-it   ndë rkohë 
që   të   gjitha  
palët   duhet   të  
reflektojnë  një  angazhim më 
të përgjegjshëm politik me qëllim garantimin e standardeve  shkëkohore,  
legjitimitetit   dhe   besueshmërisë   së  
procesit   kyç   të besueshmërisë  së  të zgjedhjeve të ardhshme.