Veliaj prezanton kontratën në njësinë 5: Ja ç’do ndërtojmë në 4 vjet

38
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi kontratën e re dhe ndryshimet rrënjësore që duhet të pësojë njësia 5 pasi ajo sipas Veliajt është ndër më të rëndësishmet në kryeqytet por me më shumë probleme

Erion Veliaj: “Kontrata jonë konkrete për njësinë 5 është një shkollë e re e mesme, një çerdhe, një kopësht i integruar me çerdhe, një bibliotekë për studentët e njësisë dhe qëndra shëndetësore e re në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë brenda mandatit tonë të parë”.
Veliaj nuk ngurroi që as në këtë takim të sfidonte kandidatin e PD-së por edhe drejtuesit aktualë të bashkisë.

Erion Veliaj: “Unë i sfidoj sot publikisht. Le t’i pastrojnë sot ata rrugët meqë e kanë ata sot bashkinë. Pse premtojnë për 4 vitet e ardhshme kur kanë në dorë të na impresionojmë për 25 ditët e ardhshme. Janë të paaftë, dhe nga 21 qershori e tutje, nëse ka një kompani që nuk kryen pastrimin ne do ta ndërpresim menjëherë kontratën”. 
Erion Veliaj u ndal edhe në të tjera probleme që ka sipas tij jo vetëm njësia 5 por i gjithë kryeqyteti, të cilat nëse ai do të zgjidhet kryetar bashkie do t’i japë fytyrën që meriton Tirana.