Studentët kërkojnë heqjen e tarifës, Nikolla ua “kalon topin” universiteteve

489
Sigal

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat i ka reaguar ndaj protestave të studentëve para minsitrisë.

Nikolla u është përgjigjur studentëve duke u shprehur ato duhet ta zgjidhin me universtitetet, pasi tarifat janë vendimarrje e tyre.

“Një takim për të ndarë komunikim që në vlerësimin tim është standard i vendosur mes MAS dhe institucioneve tona. U bëra me dije dekanëve dhe Rektorëve për një protestë të një grupimi studentesh. Me respektin maksimal për t’i dëgjuar dhe për të komunikuar me ta. Respektin maksimal për të gjithë politikanët që janë përfshirë në këtë protestë. Por më falni që ndjesë, që vëmendje ime është tek shqetësimet e studenteve. U kam kërkuar studentëve që të komunikojë me ta për të ndarë të gjitha shqetësimet që ata kishin. Nuk kanë pranuar që të vijonim në këtë rrugë. Kanë dashur një takim informal me zv/ministren. Ata janë një pasuri e kombit tonë. Ndaj ata nuk meritojnë që të mos dëgjohen dhe meritojnë që t’u përgjigjesh në zyrën e ministres dhe në aulat e tjera. Më pas studentët kanë adresuar, drejt ministrisë së arsimit një kërkesë që unë po e lexoj. Tarifat e tjera janë vendimarrje të Universiteteve.”- u shpreh Nikolla.

Pagesa me këste

“Administratorët e Universiteteve Publikë kanë ndryshuar dhe kanë vendosur të paguajnë me këste. Sic ka qenë pagesa, të vijohet edhe në vitet e tjera akademike”, u shpreh ministrja.

Pagesa për çdo kredit

“Kërkesa është që studentët që mbesin mos paguajnë tarifën. Ju bëj me dije se edhe me ligjin e vjetër ka qenë njësoj. Studentët që ngeleshin paguanin vitin. Kjo është e shkuar dhe në aktet ligjore të mëparshme. Ajo që është vullneti i Universiteteve, por edhe i shoqërisë është se nuk duhet të dekurajojmë cilësinë, por të motivojmë cilësinë. Por unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë”, shtoi ajo.

Sa i përket pikës 4 në VKM-në për tarifat e Universitetit Publik, Nikolla u shpreh se është e hapur që t’i propozojë qeverisë që të jetë në tagrin e univeristeteve.

Pika 4 e VKM-së detyron studentët që të paguajnë për kredite të provimeve të mbartura.

Që nga dita e djeshme studentët të cilët janë vetëorganizuar, kanë bojkotuar mësimin pasi kërkojnë plotësimin e tre pikave:
1. Heqjen e pagesës për kredite të provimeve të mbartura
2.Shtyrjen e afatit të pagesës vjetore
3.Bërjen e pagesës me këste