S’keni parë gjë akoma/ Ylli Dylgjeri tregon kandidatët e Ramës që do zëvendësojnë Haradinaj

587

Gazetari Ylli Dylgjeri, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Me anë të një statusi në facebook, Dylgjeri shkruan se nuk kemi parë gjë akoma.

Sipas tij pas marifeteve të vazhdueshme të rilindjes për të goditur News 24 dhe emisionin ‘Të pa ekspozuarit’ ishte Sokol Balla ai që kërcente nga gëzimi, ndërsa pas dorëheqjes së Haradinajt, njëri mes Cakajt ose Batonit ka radhën të kërcejë.

Ja postimi i Dylgjerit:

Skeni parë gjë akoma?

Pas marifereve për të goditur Neës 24 dhe mbyllur njëherësh edhe “Të pa ekspozuarit”, u ekspozua emeri i Drejtorit të ri Sokol Balla në krye të kësaj media. Pas këtij emërimi del qartë edhe kërcimi i Ballës në Rio De Zhenerio.

Sokol Balla është i dyti aktor qe kërcën për vendin e punës pas priftit të baleti Cuca e Maleve. Ndryshimi i vetëm është se prifti kërcente nga halli, ndërsa Balla nga malli.

Në orët që vinë do kemi edhe ndryshime të tjera

Pas dorëheqjës së zotit Ramush Haradinaj si Kryeministër, në garë për postin e Kryeministrt thuhet se janë vënë Baton Haxhija dhe Gent Cakaj.

Po presim kush do të kërcejë më bukur.