Skandali me Unazën e Re, Petrit Vasili: Hajdutët qeveritarë dhe privatë të 18 milion eurove bredhin të lirë dhe fshehin provat

429
Sigal

Kreu i Grupit Paralamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin dhe aferën korruptive me kompaninë që ka marrë përsipër projektin e Unazës së Re.

Statusi i plotë:

Hajdutët qeveritarë dhe privatë të 18 milion eurove bredhin të lirë dhe fshehin provat, prokurori po e rëndon veten!!!

Afera kriminale e grabitjes nga qeveria e 18 milion eurove vetëm të nj cope rrugë te Unaza e Re është në sytë e të gjithëve dhe provat e tmerrshme janë tashmë pronë e publikut.

Të gjithë personat përgjegjës jo vetëm janë të lirë, por lëvizin edhe jashtë shtetit pa asnjë kufizim.
Janë të lirë të prishin e të fshehin prova të një aferë korrupsioni të pashembullt dhe skandaloze.
Kryeministri,ministri,
drejtori, privatët e përfshirë si mbulues dhe presta nome të kësaj afere shëtisin të lirë.
Prokuroria që për turpin e saj ka arrestuar e ndaluar qytetarët për banalitete si riparimin e tualetit apo murit të shtëpisë bën rolin e budallait,nuk ndalon asnjë nga hajdutët dhe lejon me ndërgjegje prishjen e provave dhe inkursionet e qeveritarëve me trasta parash në dorë, që vijnë vërdallë nëpër botë për të manipuluar provat e pakundërshtueshme.

Edhe një herë kujdes prokurori po zhytesh thellë nga ku nuk do dalësh dot.