Skandal i Bashkisë së Himarës, pronësi të paligjshme tokash për hotele edhe pallate

596
Sigal

Përfitues të kundërligjshëm drejtues vendor, prefekti i Vlorës, deputetë dhe biznese nga Tirana

Bashkia Himarë, ka shkelur ligjin, ka shpërndarë formularin 6 (me ligjin 7501) në pronësi, pa nxjerrë në publik për 60 ditë të afishuar me hartat dhe kufitarët. Si rrjedhojë, asnjë prej tapive të lëshuara nga Këshilli Bashkiak, nuk është e ligjshme. Një shkak tjetër i pavlefshmërisë së kësaj shpërndarjeje skandaloze tokash, është fakti që ka mbivendosje pronash. Pse? Sepse në Komisionin për Kthimin dhe Kompensimin e pronave, nga 8500 dosje në total, 370 i përkasin vendimeve gjyqësore që qytetarët nga Himara, kanë përfituar me vendime gjykatash për kthimin e pronave. Si e tillë, kjo ndarje e bashkisë, nuk ka marrë parasysh pronat, të cilat janë të bllokuara nga ai institucion, gjë që automatikisht, ka sjellë mbivendosje pronash. E dyta, thuajse të gjithë emrat që kanë përfituar toka nga mirësia e një firme në Bashkinë e Himarës, janë kullota dhe jo tokë bujqësore, pasi tokat bujqësore janë ndarë në komisionet e vitit 1991. Dhe e treta, përflitet se janë shpërndarë toka nga bashkia, për të përfituar vota, sepse në emrat që kanë përfituar, shumica, janë thuajse votues socialistë. Bashkia të shpjegohet se, me çfarë të drejte ka dhënë leje ndërtimi kur ato janë kompetence e KKRT të Shqipërisë pasi Plani i Zhvillimit të Himarës, është miratuar për të dhënë leje ndërtimi në akordancë me regjistrimin e plotë të pronave, që ky është subjekti Ndërkombëtar OSBE, e cila po kryeson një proces regjistrimi të kërkuar nga vete qeveria shqiptare, dhe e financuar nga Bashkimi Europian në masën 1.5 milion euro. Mospasja e tapive, sjellë dhënie lejesh në mënyrë korruptive, në të cilën ish-rivali i tij Vasil Bollano, por edhe ish -kryetari i bashkisë Viktor Mato, janë në ndjekje penale, e tjetri ka kryer burg. Unë jam i brendshëm në Bashkinë e Himarës, dhe kjo çështje, po diskutohet nga të gjithë himarjotët. Madje, edhe këtu në bashki. Çuditen si është e mundur që vendim marrësit gjejnë mundësi të mbrohet me këto shkelje. Për shembull, qytetarët e Himarës kërkojnë të dinë se me çfarë dokumenti pronësor, Hoteli i plazhit Drymades, ‘Nikki Beqach’, ka mare leje ndërtimi, kur ka kufitarë që nuk e kanë firmosur pasi nuk e njohin për pronarë, pasi ka tapi të blerë me ligjin 7501, kur ligji e ndalon këtë lloj transaksioni. Përflitet se kështu  janë të gjithë hotelet e ngritura në brezin e parë në Dhërmi, përfshi edhe prefektin që përflitet se, edhe ai ka ndërtuar hotelin ‘Drymades INN’, të cilit (përflitet) i është blerë tapia  7501 në kundërshtim të ligjit dhe sot mbrohet nga funksionarë të qeverisë. Flagrant një rast kontradiktor, konflikt interesi. Po kështu përflitet dhe “Deka” kompani, e cila thuhet se, ka blerë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë afër Shpellës së Piratëve, po me ligjin 7501, dhe ka marrë leje ndërtimi nga Vasil Bollano, në kundërshtim dy herë me ligjin, gjë për të cilën ai ende është në ndjekje penale. Zoti Goro ka shkelur ligjin pasi vetë ka miratuar planin e zhvillimit te Himarës që nuk lejon ndërtime pa pasur certifikatën e regjistrimit të pronave. Dhe kjo për 95% të himarjotëve që nuk kanë këtë certifikate, ndërsa për mafian paska. Pra është një lidhje midis bashkisë, hipotekave dhe zyrave të kadastrës, që japin certifikata të seleksionuara për oligarkët dhe jo për banorët vendas, pasi kur duan e përdorin. Nuk ka regjistrim pronash, OSBE nuk po bën gjë…E njëjta gjë mund të thuhet për Alban Xhillarin që vazhdon dhe ndërton në Jalë. Koço Kokëdhima ndërton pranë detit në Qeparo, dhe shumë klientë të tjerë nga Tirana po betonizojnë Dhërmiun. Përfliten të implikuar në këtë skandal  dhe punonjës së bashkisë e të tjerë që nuk janë nga Himara , të cilët synojnë ta betonizojnë këtë perlë të natyrës. Pra përfitime tokash me një firmë. Më falni, a mund të përfitohet toka me një firmë në vitin 2014, kur për të përfituar tokën sot duhen 28 ligje, siç thotë raporti i BE-së. Ndërsa ata që kanë përfituar pronat me vendimet e gjykatave të formës së prerë, presin radhën…. Faktet e mësipërme që përfliten, fare mirë mund të verifikohen zyrtarisht, nga institucionet përgjegjëse shtetërore dhe organet e drejtësisë.

Anesti Çakalli