Shqiptarët, më të varfrit në rajon, por që paguajnë më shtrenjtë energjinë

445
Sigal

Gazeta Telegraf/

Nga Jorida Tabaku

Vendi ynë sot jo vetëm ka çmime të larta në raport me rrogat dhe pensionet,
por shqiptarët sot paguajnë më shtrenjtë se të gjithë vendet e rajonit çmimin e
energjisë elektrike. Të dhënat e EUROSTAT, dëshmojnë se për sa i takon
Ballkanit dhe vendeve kandidate për t’u integruar, Shqipëria është e para në
listë për çmimin e shtrenjtë të energjisë. Megjithëse mbi 45% e popullsisë
jeton me më pak se sa 5 dollarë në ditë! Shqiptarët sot paguajnë 0.082 euro/KWH
energji elektrike pa taksa, më shumë se sa çdo vend tjetër i rajonit, përjashto
Malin e zi. Mbas rritjes me 25% te çmimit te energjisë për 75% të konsumatorëve
shtëpiake, kjo rritje duket se është e papërballueshme për buxhetet familjare.
Sipas raportit të Bankës Botërore, 4% e shqiptarëve jetojnë me më pak se sa
2$/ditë, ndërsa taksa që këto familje tepër të varfra paguajnë për energjinë
elektrike është gjithashtu ndër më të lartat; në Kosovë (0.011 euro/KWH),
Bosnja (0.012 euro/KWH) dhe Maqedoni (0.015 euro/KWH). Kjo shtresë paguan më
shumë taksa, sikundër çdo shqiptar tjetër në raport me qytetarët e tjerë të
rajonit, sepse qeveria vendosi dy vjet më parë të rrëzonte kërkesën e paraqitur
nga Opozita për uljen e TVSH-së për familjet në nevojë dhe të varfra. Duke i
ngarkuar ato padrejtësisht me një shumë të lartë për t’u paguar. Shqipëria sot
është vendi më i varfër në rajon, jo vetëm sa i takon investimeve por edhe
papunësisë e mbi të gjitha është vendi që paguan më shtrenjtë nga të gjithë
energjinë elektrike. Si pasojë e një reforme që u nis dhe bitis si një mënyrë
për të paguar shqiptarët për rehatinë e qeveritarëve.