Refugjatët, Gjebrea: Nuk parashikohet ardhja në Shqipëri

36
Ulja e temperaturave në Europë dhe Ballkan mund të sjell ndryshim të udhës së klandestinëve nga Siria dhe Afrika e Veriut drejt Europës, ku vendi ynë mund të kthehet në një vend transit. Në një situatë të tillë, qeveria shqiptare nuk dëshiron të gjendet e papërgatitur dhe ka ndërmarrë një analizë të detajuar të riskut për situatën që mund të parashtrohet. Sipas saj, zonat më vulnerabël janë ato jugore dhe veçanërisht zonat kufitare.
“Analiza jonë ka qenë e gjithanshme. Janë vlerësuar vend strehimet, rruga që ata mund të ndjekin. Kemi vlerësuar periudhën më të mundshme që mund të ndodhë lëvizja dhe të gjitha detajet e tjera të cilat duhet marrë parasysh në një situatë të atillë dhe për të gjitha këto është bërë dhe një vlerësim kostoje, për të cilën nuk mund të shprehem më shumë se kaq tani”, tha ajo.